Mesfusha duket se ka qënë pika më e dobët e Interit të sezonit të shkuar. Ndryshimet e shumta në këtë repart nga ana e Antonio Contes tregojnë një mungesë të theksuar në këtë pjesë të fushës.

Aktualisht, mungon vetëm zyrtarizimi, por Nicolo Barella mund të konsiderohet si futbollist i Interit. Italiani ka arritur akordin me zikaltërit, me të cilët do firmos për 4 sezone dhe do i kushtojë arkave plot 45 milionë euro. 22 vjeçari do të bëhet futbollisti i katërt në këtë merkato, i treti në mesfushë.

Barella kaloi pjesën e parë të mjekësisë së tij në klinikën Humanitas në Rozzano të premten në mëngjes dhe zhvilloi kontrollet në zyrat e Komitetit Olimpik italian në Milano për raundin e dytë të testeve. Ai do të jetë në gjendje të nënshkruajë kontratën me Interin pas Diego Godin, Valentino Lazaro dhe Stefano Sensi.

Video e Nicolo Barella pas kryerjes së vizitave mjekësore

Nicolò Barella è pronto per l’Inter: via alle visite mediche ⚫️

/Ora News.tv/