Video/ Icardi mposht Udinesen, Inter "presion" Napolit

Video/ Icardi mposht Udinesen, Inter "presion" Napolit

Mauro Icardi kthen te fitorja Interin.

Bomberi argjentinas shënoi golin e vetëm përballë Udineses, duke "zbehur" disi trishtimin e zikaltërve për eliminimin nga Champions League. Në "Giuseppe Meaza" dominimi i vendasve ishte i frikshëm, ku rastet e shpërdoruara ishin me qindra. Megjithatë, duhej të vinte minuta e 76-të që Icardi të gjente rrugën e rrjetës. Një top i prekur me dorë nga njëri prej mbrojtësve, detyroi arbitrin të akordonte penallti.

Pranë pikës së bardhë u paraqit Icardi, me bomberin argjentinas që tundi rrjetën, duke shënuar golin e fitores. Me këtë fitore Inter vijon të qëndrojë e treta me 32 pikë, -3 nga Napoli, ndërkohë që Udinese mban vendin e 17-të me 13 pikë.

Ky ishte goli i 9-të që Icardi realizon këtë sezon, duke qënë një kandidat i fortë për kryegolashënuesin më të mirë të kampionatit. Aktualisht lista kryesohet nga Piatek i Genovës me 11 gola.






EMISIONET