Video/ I shënon River Plate, sulmuesi i Boca-s bën festën e çuditshme

Klasikja e futbollit argjentinas, River Plate-Boca Juniors nuk pa fitues as pas 180 minutave lojë, me dy skuadrat që i janë drejtuar shtesave, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt.

Megjithatë, ajo që ra në sy në "Santiago Bernabeu" ishte mënyra e festimit e golit nga sulmuesi i Boca-s, Dario Benedetto. 28 vjeçari zhbllokoi rezultatin në fundin e pjesës së parë, ku lëvizi bukur në zemrën e mbrojtjes kundërshtare për të mposhtur gardianin e River.

Por mënyra e festimit ishte mjaft origjinale. Ai bëri një mimikë të çuditshme kundrejt mbrojtësit kundërshtarë, veprim i cili bëri bujë në rrjetet sociale.



EMISIONET