Fitorja 2-0 ndaj Portland Timbers kurorëzoi Atlanta United fituese të kampionatit amerikan të futbollit, i njohur si MLS.

Një triumf që është festuar deri në orët e para të mëngjesit në qytetin amerikan, ndërkohë që ka shërbyer për të shthurur skuadrën. Pamjet të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe jo vetëm, tregojnë se futbollist dhe pjesë e stafit të Atlanta kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit në klubet e natës.

Deri këtu asgjë për tu çuditur, por ajo që tregojnë pamjet janë vërtetë tronditëse. Në shoqërinë e tyre kanë qënë edhe 5 striptiste, diçka që mund të quhet skandal në kohët e sotme, duke parë edhe "luftën" për të mos e personifikuar figurën e femrës si një objekt seksi.

Por skandali nuk mbyllet me kaq. Njëra prej striptisteve, tërësisht nudo shihet teksa bën "twerk"  pranë trofeut, duke fituar brohoritjet e të pranishmëve.

Atlanta mundi Portland para një rekord tifozësh, me 73.000 spektatorë që kishin "pushtuar"  stadiumin "Mercedes Benz" të shtunën. Ky është cilësuar si një triumf i pabesueshëm, pasi Atlanta luajti sezonin e saj të dytë në elitën e futbollit amerikan.

/Ora News.tv/