E ardhmja e Gonzalo Higuain mund të jetë larg Juventusit.

Argjentinasi thuhet se po kërkon  një skuadër të re për sezonin që po përgatitet të nis, por kjo nuk i ka ndalur tifozët bardhezi që të parashtrojnë disa kërkesa për 31 vjeçarin.

"Qëndro me ne, Gonzalo", ishte një nga këngët që mund të dëgjohej teksa argjentinasi po i drejtohej "J Medical" për të kryer vizitat mjekësore.

Higuain gjendet ende në udhëkryq për shkak të dështimit për të treguar vlerat e tij në sezonin e shkuar.

Fillimisht me Milanin dhe më pas me Chelsea, 31-vjeçari nuk bindi për t'i blerë kartonin. Gjithsesi, Roma është e interesuar edhe pse vëllai i tij agjent është i bindur se nuk do të luajë për asnjë klub tjetër italian, përpos Juventusit.



/Ora News.tv/