Video/ Griezmann debuton te Barcelona, merr leksione nga Chelsea

Video/ Griezmann debuton te Barcelona, merr leksione nga Chelsea

Chelsea ka koleksionuar fitoren e dytë në 4 ndeshjet e zhvilluar gjatë kësaj faze përgatitore. Blutë e Londrës kanë mposhtur në një takim miqësor as më shumë dhe as më pak, por Barcelonën.

Edhe pse emra si Luis Suarez apo dhe Lionel Messi mungonin në radhët e spanjollëve, aktivizimi i Griezmann për 45 minuta nuk i mjaftoi katalanasve për të marrë një rezultat pozitiv.

Për anglezët realizoi Abraham në minutën e 34-të të takimit, ndërkohë që Barkley nëntë minuta përpara fundit shënoi për 2-0. Goli i Ivan Rakitic shërbeu vetëm për statistikë.

Ky ishte takimi i parë miqësor për Barcelonën në prag të sezonit të ri, ku kampioni i Botës mori minutat e nevojshme për të ardhmen.


EMISIONET