Video/ Gol me shije Evrope, Bakaj zhytet me kokë në dëborë

Video/ Gol me shije Evrope, Bakaj zhytet me kokë në dëborë

Shakhtyor Soligorsk ka siguruar grupet e Europa League, teksa u rendit e dyta në kampionatin bjellorus.

Një dorë në këtë ecuri e kishte dhe sulmuesi shqiptar, Elis Bakaj, i cili në 27 takime shënoi 9 gola dhe dhuroi disa asiste. Dezicive për Shaktyor ishte fitorja 4-0 në javën e fundit ndaj FC Minsk, ku 31 vjeçari ishte autori i golit të tretë.

Po nëse goli i realizuar prej tij ishte i lehtë për tu shënuar, ajo që mori më shumë vemendjen ishte mënyra e festimit. Në një ndeshje të zhvilluar nën reshjet e dëborës, Bakaj vrapoi drejt një grumbulli me borë për të festuar.

Goli është shpërndarë në rrjetin social "Instagram" nga Bakaj, teksa shkruan: “Kjo ndodh kur vjen nga një vend me diell".


This happens when you come from a sunny country

EMISIONET