Video/ Goditje "vdekjeprurëse", Wilder mbron titullin e WBC

Video/ Goditje "vdekjeprurëse", Wilder mbron titullin e WBC

Dy minuta dhe 17 sekonda! Kaq i mjaftuan boksierit amerikan, Deontay Wilder për të mbrojtur për herë të 9-të titullin e peshave të rënda në WBC.

33 vjeçari zhvilloi një duel fantastik, teksa në sekondat e fundit të raundit të parë lëshoi knock-out rivalin e tij, Dominic Breazeale.

I mbështetur edhe nga tifozët e shumtë që kishin tejmbushur shkallët e pallatit të sportit në Brooklyn në New York, Wilder tronditi me një goditje fatale Breazeale. Ky i fundit u tërhoq menjëherë nga gara duke i dhënë të drejtë festimi Wilder.


EMISIONET