Brahim Diaz është futbollisti më i ri i Realit të Madridit.

Spanjolli, i cili ka zbarkuar në Madrid nga radhët e Manchester Cityt pritet të jetë ylli i ri në "Santiago Bernabeu". Madje 19 vjeçari debutoi me fanelën "Los Blancos" vetëm 3 ditë pas prezantimit, duke marr vendin e Vinicius në fitoren 3-0 që Reali regjistroi ndaj Leganes.

Por, për të qënë një yll, më parë duhet të fitosh besimin e trajnerit, ndërkohë që Diaz ka edhe një problem tjetër. Në "Youtube" qarkullon një video e Diaz, ku në një reklamë për "Futbol Emocion" ka zbuluar dhe disa nga teknikat e tij. Mes të tjerash, ai ka deklaruar se i pëlqen që të lëviz më shumë nga e majta e tij.

"Unë gjithmonë do të përpiqet të shkoj në anën time të majtë, kur jam i vetëm përballë portierit. Ndërkohë në rast se jam në një kënd të vështirë për të shënuar, unë do e shmang sërish nga e majta për t'i dhënë mundësi vetës të realizoj me të majtën. Në rastin e tretë, kur portieri e ka lënë vijën fatale unë do të tentoj të bëj parabël."-tregon Diaz gjatë videos.

Kështu që Diaz dhe Reali janë të paralajmëruar: fshi pamjet ose mëso opsione të reja.

/Ora News.tv/