Takimet e katërta të Champions League kanë prodhuar edhe gafën e vitit. Episodi është regjistruar në ndeshjen mes Manchester City-t dhe Shakhtar Donetsk.

Në momentin kur skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ishte në avantazh 1-0, Sterling rrëzohet brenda zonës duke fituar një penallti. Megjithatë përsëritjet treguan se talenti anglez është penguar vetë, duke shtuar peshën e fajit te gjyqtari i takimit.





/Ora News.tv/