Video/ Frikë në pistën e Abu Dhabi, shikoni si fluturon makina

Çmimi i Madh i Abu Dhabit, i fundit për sezonin 2018 të Formula 1, përveçse triumfit të Lewis Hamilton do të mbahet mend edhe për një aksident të frikshëm.

Protagonist ishte gjermani i Renault, Nico Hulkenberg. Kur po kronometrohej xhiro e dytë, njëvendëshja e 31 vjeçarit pati një kontakt me makinën Haas të francezit Romain Grosjean, teksa fluturoi menjëherë jashtë piste.

Pas kësaj episodi, Renault-i i Hulkenberg u përmbys dy herë për të përfunduar më pas me kokë poshtë në barrierat ndarëse. Ndërhyrja e komisarëve ishte i menjëhershëm, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja shëndetësore e pilotit.

EMISIONET