Video/ Flamurtari "leksion" Skënderbeut, Tirana ndan pikët me Luftëtarin

Video/ Flamurtari "leksion" Skënderbeut, Tirana ndan pikët

Fitorja ndaj Laçit duket se ka qënë një rastësi për Skënderbeun, e cila pësoi një disfatë të turpshme në stadiumin "Flamurtari".

Kampionët në fuqi të vendit u mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 nga Flamurtari, duke u arritur pikërisht nga këto të fundit në klasifikimin e përgjithshëm. Ribaj dhe Musta ishin autorët e golave për kuqezinjtë e drejtuar nga Ilir Daja, i cili i shkakton humbjen e radhës ish-lojtarit të tij në stolin e korçarëve, Orges Shehi. Ish-gardiani rrezikon shkarkimin pas kësaj disfate.

Tirana mori një pikë në frymën e fundit të takimit ndaj Luftëtarit, pasi barazoi me shifrat 1-1.

Mawejje ishte heroi i bardhebluve, i cili zhvlerësoi rrjetën e Aleksi në limitet e kohës së rregullt. Me këtë rezultat, Flamurtari ngjitet në kuotën e 33 pikëve në vendin e 5-të, aq sa Skënderbeu i një vendi më poshtë, ndërkohë që Tirana ruan pozitën e 7-të në kuotën e 25 pikëve. Një pozicion më poshtë Luftëtari, i cili numëron 3 pikë më pak se 24 herë kampionët e vendit.

Klikoni këtu për të parë FOTOGALERINE


Golat e takimit Flamurtari-Skënderbeu:







Golat e takimit Tirana-Luftëtari:






EMISIONET