VIDEO/ Feronikeli prek historinë, vijon drejt grupeve të Champions League

VIDEO/ Feronikeli prek historinë, vijon drejt grupeve të Champions

Feronikeli përsërit suksesin e Dritës dhe vijon aventurën në UEFA Champions League. Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani fitoi finalen e madhe të preliminatoreve, duke kaluar automatikisht në raundin e parë kualifikues të kompeticionit.

Në stadiumin "Fadil Vokrri", kampionët e Kosovës fituan me shifrat 2-1 ndaj Santa Coloma dhe gëzojnë të drejtën për të sfiduar The Neë Saints në raundin tjetër të Champions.

Një takim mjaft i tensionuar, ku nuk munguan as kartonat e kuq, me Hoxhën që u ndëshkua me dy të verdhë, duke lënë skuadrën në inferioritet për 40 minuta. Menjëherë pas mbetjes me 10 futbollistë, andorianët kaluan në avantazh me anë të Sosa.

Reagimi i vendasve nuk vonoi. Zeka vendosi baraspeshën pas 6 minutash, ndërkohë që rrjeta e Rexha  në minutën e 87-të rezultoi fitimtare për Feronikelin, që përpos prestigjit mbush edhe xhepat e zemrat e tifozëve.


EMISIONET