Video/ Emocionet mbajnë mbërthyer audiencën, fituesi i NBA-së vuloset në sekondën e fundit

Video/ Emocionet mbajnë mbërthyer audiencën, fituesi i

Toronto Raptors është mbret i basketbollit amerikan. Skuadra nga "Oracle Arena" mposhti në finalen e gjashtë të serive të finaleve, Golden State Warriors, për të bërë të tyrin trofeun e NBA-së.

Mposhtja e Warriors nuk ishte detyrë e lehtë për ekipin kanadez, pasi Golden State Warriors mbajti gjallë shpresën për të shtyrë serinë e finale në ndeshjen e shtatë dhe për të siguruar titullin për herë të tretë në histori.

Ëndrra kaliforniane megjithatë u shkatërrua nga ekipi i Torontos i udhëhequr nga Kawhi Leonard i cili së bashku me Pascal Siakam shënuan 26 pikë secili. Kyle Lowry shtoi 23 pikë, ndërsa Serge Ibaka shënoi 15 pikë të tjera.

Ëarriors, të cilët ishin favoritët për të fituar titullin e tyre të pestë të NBA, por lëndimet e pezulluan tepër, pasi Kevin Durant pësoi një dëmtim në thembren e Akilit në Game 5, një dëmtim ndaj Klay Thompson që shkatërroi plotësisht ëndrrën e një kampionati tjetër.

Megjithatë, shokët e tij provuan të jenë luftëtarë të vërtetë deri në sekondën e fundit, të mundur vetëm në minutën e fundit me një rezultat prej 114-110.

EMISIONET