Bayern Munich mori një fitore spektakolare ndaj Schalke 04, ku pas fitores 3-1 dërgoi në 5 pikë distancën me kreun.

Por pavarësisht 4 golave të shënuar, rasti që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte një veprim i tifozëve të Bayern në fundin e takimit. Një djalosh i kërkoi fanellën mbrojtësit bavarez, Kimmich, me këtë të fundit që e pranoi kërkesën e tifozit.

Gjithsesi, në skenë e shfaq një tjetër tifoz, i cili në momentin që gjermani hodhi fanellën drejt tifozit të vogël, e "rrembeu" bluzën e Kimmich, duke krijuar nervozizëm tek të pranishmit.

Megjithatë këmbëngulja e tyre bëri që tifozi të bindej, duke ia dorëzuar fanellën djaloshit, i cili u emocionua së tepërmi.





/Ora News.tv/