Video e frikshme/ Për 'një fije floku' shmanget tragjedia

Një makinë ka shpëtuar për pak sekonda nga përplasja me një tren në Tielt të Belgjikës.

Pamjet e frikshme tregojnë momentin kur një makinë kaloi përmes hekurudhës, duke thyer barrierat e sigurisë dhe pas pak çastesh kalon treni me shpejtësi të madhe.

Treni i linjës De Panne - Lichtervelde po ecte me një shpejtësi maksimale prej 140 kilometrash në orë.

Por për fat të mirë makina arriti të kalojë shinat përpara se të përplasej nga treni, duke u shamngur një tragjedi.

EMISIONET