Video/ Dopietë titujsh, tifozë të PAOK-ut "pushtojnë" qytetet kryesore të Greqisë

Video/ Dopietë titujsh, tifozë të PAOK-ut

PAOK po kalon sezonin më të mirë në historinë 93 vjeçare të saj. Skuadra nga Selaniku fitoi sot titullin e Kupës së Greqisë, i treti radhazi.

Fitorja ndaj AEK, me shifrat 1-0 ka dërguar në delir tifozët e saj, të cilët kanë dalë në qytet, duke "pushtuar" rrugët e Selanikut dhe Athinës me këngë dhe valle.

Bardhezinjtë fituan për herë të parë në historinë e tij dy tituj kampion, pasi pak javë më parë fitoi kampionatin, me kolonën e humbjeve zero.

EMISIONET