Video/ Dopietë e Kane e Son, Tottenham "tenis" kundër Evertonit

Video/ Dopietë e Kane e Son, Tottenham "tenis" kundër

Tottenham nuk njeh rival në Premier League.

"Gjelat" e drejtuar nga Maurizio Pochettino shkatërruan në transfertë Evertonin 6 me 2, duke ngushtuar distancat me kreun. Edhe pse takimi i "Goodison Park" nisi në malore për të miqtë, pasi Walcott kaloi në avantazh blutë e Liverpool-it në minutën e 21-të. Megjithatë, golat e Son Heung Min, Dele Alli dhe Harry Kane përmbysën gjithçka në pjesën e parë.

Ndërkohë rrjetat e Eriksen, Son Heung-Min dhe Kane kompletuan "setin", ndërsa goli i Sigurdsson në minutën e 51-të mjaftoi për të ngushtuar distancat momentale. Me këtë fitore Tottenham ngjitet në kuotën e 42 pikëve në vendin e 3-të, ndërkohë që Everton mban vendin e 11-të me 24 pikë.




EMISIONET