Milan është rikthyer në zonën Champions League të paktën deri në mbrëmje. Kjo pasi kuqezinjtë kanë mposhtur 2-0 Frosinonen dhe jashtë ngjitur përkohësisht në vendin e katërt në kuotën e 65 pikëve. Në kuotë të njëjtë pikësh me "djallin" është edhe Atalanta, që  në mbrëmje sfidon kampionët e Juventusit.

Ndërkohë, kjo i jep shpresa Milanit për një kualifikim të mundshëm në kompeticionin më të rëndësishëm Europian, kur ka mbetur edhe një takim për tu zhvilluar. Në takimin ndaj SPAL, Milanit i duhet medoemos fitorja, për të shpresuar që Atalanta nuk merr më shumë se 3 pikë në dy takimet e mbetura për të.

Sa i përket takimit, 90 minutëshi u vendos në fraksionin e dytë të lojës, me Ciano që kishte shansin më të mirë, por një super Donnarumma neutrolizoi goditjen e tij. Kjo i dha tonin e duhur skuadrës së Gennaro Gattuso, që gjeti forcën për të shënuar me Piatek. Pak minuta më pas, Suso vulosi rezultatin me një "perlë" nga goditja e dënimit.


/Ora News.tv/