Kanë mjaftuar 45 minuta për të kryer një "vetëvrasje".

Kukësi ka nxjerr një këmbë jashtë Kupave të Europës, teksa është mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 nga Debrecen në takimin e vajtjes së raundit të parë kualifikues të UEFA Europa League.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar, nënkampionët u shpërqendruan totalisht në pjesën e duke, me Frashërin që u detyrua të nxirrte tre herë sferën nga fundi i rrjetës. Takimi i kthimit do të jetë thjeshtë një formalitet për hungarezët, që kanë konsoliduar pozitat për të kaluar në raundin e dytë të Europa League.




/Ora News.tv/