Video/ Crystal Palace "babagjysh" për Liverpool-in, bie Chelsea, fiton Southampton

Video/ Crystal Palace "babagjysh" për Liverpool-in, bie Chelsea,

Janë zhvilluar 6 takime të javës së 18-të të Premier League angleze, ku nuk kanë munguar rezultatet surprizë. Pasdite për tu harruar për Manchester City-t dhe Chelsea, me dy gjigandët anglez që janë mposhtur në shtëpi, duke u larguar akoma më shumë me "trenin" titulli.

Qytetarët janë mposhtur me përmbysje 3-2 nga Crystal Palace. U duk se do të ishte një test i lehtë në "Etihad Stadium" për ta, pasi kaluan në avantazh pas 27 minutash lojë. Ishte Gundogan i cili zhbllokoi shifrat, me turko-gjermanin që tundi me kokë rrjetën e miqve.

Megjithatë, përmbysja e madhe erdhi brenda 8 minutash lojë. Schlupp e Townsend shënuan në harkun e 2 minutave lojë, duke bërë të pavlefshëm rrjetën e 28 vjeçarit. Për të thelluar krizën e City-t mendoi Milivojevic në minutën e 51-të, ndërkohë që rrjeta e Kevin de Bruyne 5 minuta përpara fundit shërbeu vetëm për statistikë. Me këtë humbje City qëndron -4 nga kreu, i cili mbahet nga Liverpool-i, ndërkohë që Crystal Palace i largohet zonës së ftohtë, pasi numëron 6 pikë më shumë se Burnley i vendit të 18-të.

Disfatë e hidhur edhe për Chelsea, që u mposht 1-0 nga Leicester City. Goli me vlerën e 3 pikëve mban firmën e Jamie Vardy, me sulmuesin anglez që shënoi golin e fitores 6 minuta pas nisjes së pjesës së dytë. Me këtë fitore "dhelprat" ngjiten në kuotën e 25 pikëve, ndërkohë që Chelsea rrezikon zonën Champions, pasi numëron 37 pikë, aq sa Arsenali i vendit të 5-të.

Në takimet tjera Bournemouth mposhti 2-0 Brighton, Huddersfield u mposht në shtëpi 1-3 nga Southampton, Watford fitoi në transfertë 2-0 kundër West Ham ndërkohë që përballja mes Newcastle dhe Fulham u mbyll në barazim pa gola.








EMISIONET