Video/ Çmenduri e Megi Doçit, "snajper" nga 40 metra

Video/ Çmenduri e Megi Doçit, "snajper" nga 40 metra

Vllaznia nuk njeh rivalë në futbollin e femrave.

Ditën e djeshme, shkodranet “fundosën” me rezultatin e thellë 6-0 ekipin e Juban Danja.

Protagoniste në këtë sfidë ishte Megi Doçi, e cila vazhdon të mahnisë futbollin shqiptar, por jo vetëm. 22 vjeçarja ekzekutoi në mënyrë fantastike një goditje dënimi nga 40 metra, duke duke tundur rrjetën.

Shkodrania u zgjodh si futbollistja e vitit 2018 nga Federata Shqiptare e Futbollit. Një tjetër titull në vitrinën e saj pas suksesit që arriti vitin e kaluar, ku u shpall golashënuesja më e mirë në botë, me 84 gola.


EMISIONET