Milan njeh njeh rival në Seria A. Këtë herë, pre e kuqezinjve ishte Empoli të cilin e mposhti me rezultatin e pastër 3-0. Me pjesën e parë që u mbyll me rrjeta të paprekura, fraksioni i dytë nisi praktikisht me gol për të besuarit e Gennaro Gattuso.

Ishte ai, i përhershmi, Krzysztof Piatek që zhbllokoi shifrat në minutën e 49-të të takimit. Ky ishte goli i 7-të i polakut me fanellën e "djallit". Vetëm dy minuta më vonë ishte Frenkie Kessie ai që dyshoi, ndërkohë që rrjeta e Castillejo në minutën e 67-të mbylli llogaritë.

Me këtë fitore Milan vijon marshimin drejt Kupave të Europës, ku mban vendin e katërt me 45 pikë, -1 nga Interi i një vendi më lart. Ndërkohë Empoli qëndron e 17-ta me 21 pikë, 3 më shumë se zona e rënies nga kategoria.


/Ora News.tv/