Video/ Cagliari leksion Interit, zikaltërit rrezikojnë Europën

Video/ Cagliari leksion Interit, zikaltërit rrezikojnë Europën

Inter vijon të hedh hapa fals në luftën për një vend në Champions League. Pas barazimit dramatik 3-3 ndaj Fiorentinës, zikaltërit janë mposhtur 2-1 nga Cagliari. Takimi u vendos në 45 minutat e para, ku u shënuan edhe tre golat.

Fillimisht, Ceppitelli i befasoi të gjithë, duke zhbllokuar shifrat pas gjysëm ore lojë. Megjithatë, reagimi i miqve ishte i menjëhershëm, me Lautaro Martinez që vendosi ekuilibrat pas 7 minutash. Gjithsesi, për të shënuar golin e avantazhit për vendasit, çka rezultoi edhe ai i fitores mendoi Pavoletti, i cili me një kthesë të papritur drejt portës së Handanovic, tundi rrjetën.

Me këtë humbje, Inter mbetet në vendin e tretë me 47 pikë, por me Milanin që mund të përfitojë nga ky hap fals, ku në rast fitoreje me Sassuolën do të ngjitej në kuotën e 48 pikëve. Nga krahu tjetër, Cagliari mbetet e 14-ta me 27 pikë, duke hedhur një hap thuajse të sigurt drejt objektivit mbijetesë.


EMISIONET