Video/ Bylis "shkërmoq" Vllazninë, fiton titullin e Kategorisë së Parë

Bylis është fituesi i Kategorisë së Parë për sezonin 2018-2019. Pasi fitoi grupin B, ose siç njihet si grupi i Jugut, skuadra ballshiote tregoi muskujt edhe ndaj kampionit të Veriut, teksa mposhti në "Niko Dovana", Vllazninë, me rezultatin e thellë 3-1.

Një triumf që vjen edhe me përmbysje, për shkak se ishin shkodranët ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Ignat. Mbrojtësi u tregua i saktë në minutën e 16-të, ku depozitoi në fundin e rrjetës një krosim nga këndi të Krujës. Pavarësisht rasteve, rezultati i pjesës së parë mbeti i pandryshuar.

Me fillimin e fraksionit të dytë, Bylis arriti që të gjej forcat dhe Entoni barazoi shifrat. Pak minuta më pas Bajramaj kaloi në epërsi mallakastriotët, ndërkohë që Ujka shtatë minuta përpara fundit vulosi rezultatin përfundimtar në 3-1.

Pas këtij suksesi, Bylis vjen në Superiore me petkun e kampiones së Kategorisë së Parë, ndërkohë që bashkë me të, në elitën e futbollit shqiptar ngjitet dhe Vllaznia.











EMISIONET