Video/ Boksieri kanadez në koma, gjyqtari merr vendimin drastik

Video/ Boksieri kanadez në koma, gjyqtari merr vendimin drastik

Boksi është një nga sportet më të dhunshme, ku të shumtë janë sportistët që kanë humbur thuajse gjithçka, madje dhe jetën.

I tillë është dhe rasti i kanadezit, Adonis Stevenson, i cili momentalisht është në koma, pas duelit me kampionin e peshave të lehta të WBC, Oleksandr Gvozdyk.

Përpos 41 vjeçarit, trama nga kjo përballje ka pësuar dhe gjyqtari i duelit, Michael Griffin. Në një prononcim për "boxingscene.com." Griffin tregon se në orën katër të çdo nate zgjodhet i tmerruar, teksa në ëndërr i shfaqen imazhet e asaj përballjeje fatale.

"Duhet të kisha reaguar ndryshe. Pashë se Stevensoni nuk mund ta mbrojë më veten, por për shkak të lëvizjeve të dy boksierëve dhe pozitës sime, më duhej të prisja për një goditje të dytë. Që prej asaj nate nuk kam më oreks. Kam humbur më shumë se 10 kilogramë. Çdo natë, zgjohesha në orën 4 të mëngjesit me imazhet e ngjarjes në mendje. "-tregon Griffin.

Dueli mes Gvozdyk dhe Stevenson u zhvillua më 1 dhjetor, kur kanadez 41-vjeçar pësoi humbjen e dytë të karrierës së tij si profesionist.

Stevenson ishte i vetëdijshëm në fund të luftës, por shpejt u bë e qartë se boksieri u plagos rëndë, pasi u largua nga ringu me barrelë. Më vonë u zbulua se kanadezi iu nënshtrua operacionit të trurit në emergjencë dhe mbetet ende në gjendje kritike, me trupin e tij që është ende në koma.

EMISIONET