Video/ Bayern "gozhdon" Hannover, titulli një formalitet

Video/ Bayern "gozhdon" Hannover, titulli një formalitet

Tashmë janë 5 pikë distancë dhe Bayern Munich është vetëm 1 pikë larg mbrojtjes së titullit në Bundesliga.

Bavarezët mposhtën 3-1 Hannover 96 dhe kur kanë mbetur edhe 2 takime nga fundi i sezonit, distanca me Dortmund është 5 pikë. Gjithsesi, verdhezinjtë kanë një takim për të zhvilluar, por në 2 takimet e fundit, Bayern duhet të marrë vetëm një pikë.

Sa i përket takimit të zhvilluar në "Allianz Arena", Bayern e kishte një formalitet fitoren ndaj vendit të fundit. Lewandowski, Goretzka dhe Ribery ishin autorët e golave, ndërkohë që rrjeta e Jonathas ngushtoi distancat në 2-1.

Në takimit tjera, Hertha Berlin mposhti 3-1 Stuttgart, Wolfsburg-Nurnberg u mbyll me shifrat 2-0. Ndërsa takimi mes Monchengladbach dhe Hoffenheim nuk prodhoi fitues, me 90 minutëshin që u mbyll në barazim 2-2.




EMISIONET