Çdo person mund të rregullojë trafikun në qytetin e tij. Video frymëzuese vjen nga Seattle, me një grua që drejton shoferët e veturave larg korsisë së autobusave, duke bërë që pamjet të bëhen virale në gjithë botën.

Pamjet e regjistruara nga gazetari, Jaime Mendez u panë nga mbi 6 milionë persona, të cilët e mbështesnin por edhe e akuzonin gruan se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Ne dëshirojmë të themi se korsitë e autobusëve janë për autobusë. Ata janë autobusë. Ata nuk janë vetura, nuk janë për motoçikleta dhe sigurisht që nuk janë për njerëz që janë të irrituar me makinat në korsinë e autobusëve. Pra, lini zbatimin e trafikut tek profesionistët, "-thotë Sean Whitcomb me Departamentin e Policisë në Seattle, duke treguar irritimin e tij rreth situatës së krijuar në trafik.

Pas atij momenti shumë qytetarë janë solidarizuar me gruan, duke kryer të njëjtin veprim sapo në korsinë e autobusëve kalon ndonjë makinë e rastit.


/Ora News.tv/