VIDEO/ Arsenali me mendjen në Baku, rrezikon pjesëmarrjen në Champions

VIDEO/ Arsenali me mendjen në Baku, rrezikon pjesëmarrjen në

Me fatet e titullit të Premier League që është ende pezull, gara për një vend në Champions League është thuajse e kryer.

Liverpool e Manchester City i është bashkuar Chelsea, ndërkohë që shumë pranë është Tottenham Hotspur. Kjo pasi, Arsenal nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi kundër Brighton, duke hedhur një hap fals në rrugën drejt Champions League.

Goli i Aubameyang i ngjit ata në kuotën e 67 pikëve, 3 më pak se Tottenham. Por, kur kanë mbetur edhe një takim për tu zhvilluar, Arsenal beson sërish te një kualifikim në Champions. Gjithsesi duhet një skenar i çmendur për të arritur një gjë të tillë.

Tottenham Hotspur duhet të humbasë takimin e fundit kundër Evertonit, ndërsa Arsenal e ka detyrim të fitojë në transfertën e Burnley, kjo pasi në takimet direkte mes tyre janë "topçinjtë" ata që udhëheqin. Gjithsesi, Arsenal mund të kualifikohet në Champions League në rast të një fitimi eventual të UEFA Europa League këtë sezon, e cila zhvillohet në Baku. 




EMISIONET