Një përballje me grushta, mes yjeve të NHL, Ryan Reaves dhe Adam McQuaid ka ngjallur imagjinatën e tifozëve të sportit të boksit, që e kanë cilësuar dyluftimin si dueli, McGregor-Mayweather.

Incidenti ndodhi në T-Mobile Arena të Las Vegas, aty ku pak muaj më parë, McGregor pësoi disfatë përballë rusit, Khabib Nurmagomedov. Ajo që ra në sy ishte mos-reagimi i shpejtë i gjyqtarëve të ndeshjes dhe mos-përfshirja e shokëve të skuadrave respektive në sherr.

Kjo nuk është hera e parë që në fushën e akullit incidentet mes lojtarëve të NHL të degjenerojnë në grushte, pasi një ngjarje e ngjashme ndodhi edhe pak ditë më parë.

/Ora News.tv/