Victoria Beckham pranon çmimin 'Ikona e modës'

Që kur Victoria Beckham u bë një emër familjar, ajo ka qenë legjendare për stilin e saj.

Nga veshjet e Gucci-t gjatë periudhës kur këndonte me Spice Girls deri tek perandoria e saj e veshjeve, fjala stil ka qenë sinonimi i Beckham.

Dhe tani stilistja ka marrë njohjen që meriton.

Victoria u nderua me çmimin 'Ikona e modës' nga E! People’s Choice Awards 2018.

Ylli i modës pranoi çmimin gjatë shfaqjes live sot (11 nëntor).

Ajo u shfaq me mjaft elegancë e veshur me kostum të bardhë.

"Gjithmonë i thoja vetes: Ëndërro shumë dhe pastaj ëndërro diçka akoma më të madhe. Dhe doja të tregoja se nëse unë mund ta bëj këtë atëherë çdokush mund ta bëjë. Dhe ajo që mund të arrini vërtet mund të jetë e pafund,"-tha 41-vjeçarja. 

EMISIONET