Victoria Beckham: Elton John ishte arsyeja pse hoqa dorë nga 'Spice Girls'

Victoria Beckham është shprehur se ishte Sir Elton John që e bëri të kuptojë se nuk dëshironte më të performonte me Spice Girls.

Ish-këngëtarja e famshme raportohet se ka vendosur të mos përfshihet në turneun e ardhshëm të planifikuar nga anëtaret e tjera të grupit, Emma Burton, Geri Horner, Mel B dhe Mel C.

Ndërsa Victoria zbuloi se ishte legjenda e muzikës John që e bëri të kuptojë se ribashkimi i vitit 2007 dhe 2008 do të ishte shfaqja e saj përfundimtare me grupin.

Në një intervistë për Vogue Australia, stilistja u shpreh: "Isha me Elton John në fundjavë dhe i thashë se ti ishe arsyeja pse i dhashë fund me Spice Girls. Shkova ta shihja në Las Vegas ndërsa perforomonte. Isha ulur afër tij dhe e dëgjova duke kënduar këngë të vjetra, që i ka kënduar viti pas viti dhe vura re se pasioni i tij dhe kënaqësia që ndjente ishte pabesueshme, madje pas gjithë asaj kohe."

Ndërsa shtoi: "Disa net më vonë isha në  skenë në Madison Square Garden me Spice Girls dhe mendova se ishte humbje kohe. Unë nuk e kam pasionin që Elton kishte pas gjithë atyre viteve. Nuk kishte asnjë arsye tjetër për të qenë në skenë përveç fëmijëve të mi që ishin në audiencë dhe dëshiroja që ata të shihnin nënën e tyre duke performuar."

 

EMISIONET