Victoria Beckham do kthehet në muzikë? Stilistja zhgënjen sërish fansat

Victoria Beckham do kthehet në muzikë? Stilistja zhgënjen

Stilistja Victoria Beckham ka hedhur poshtë fjalët e koleges së saj Mel B për rikthimin në Spice Girls. Burime pranë saj kanë konfirmuar se ajo nuk do jetë pjesë e turneut të grupit në asnjë datë.

“Victoria bëri një deklaratë para tre ditësh ku konfirmoi se nuk do i bashkohet turneut të vajzave. Ky fakt nuk ka ndryshuar. Ajo nuk do jetë pjesë e turneut në asnjë datë”, tregoi burimi.

Pas lajmit se Spice Girls janë rikthyer dhe do performojnë në disa shtete, Victoria shkruajti se nuk do jetë pjesë e tyre dhe i uroi sukses të madh në këtë rrugëtim.

Ishte deklarata e Mel B që emocionoi fansat gjatë një interviste ku tha se stilistja e famshme do jetë pjesë e koncertit në Wembley, gjë që nuk është aspak e vërtetë.

EMISIONET