Victoria Beckham debuton koleksionin e saj në Javën e modës në Londër pas 10 vitesh

Victoria Beckham ka zbuluar koleksionin e saj të parë në Javën e Modës në Londër, 10 vjet pas lançimit të markës së saj.

Për vite, stilistja dhe këngëtarja e famshme zgjodhi Javën e Modës në New York, rivalin e Britanisë së Madhe, por këtë herë ndryshoi vendim.

Në prezantimin e koleksionit të Victorias ishin dhe katër fëmijët e saj e bashkëshort David për ta mbështetur.

Koleksioni i parë i saj 1 dekadë më parë përmbante vetëm 10 veshje.

Shfaqja e këtij viti u hap nga modelja  Stella Tennant, 47 vjeç, në galerinë e artit të Mayfair, e veshur me një kostum të bardhë me pantallona, shoqëruar nga bluze mëndafshi dhe këpucë ngjyrë argjendi.

Ndërsa veshjet e saj të koleksionit pranverë/verë 2019 u pëlqyen nga kritikët e modës.

Elizabeta Paton e New York Times tha se veshjet ishin elegante dhe të gjithanshme, bashkëkohore.

Klikoni ketu per te pare koleksionin e veshjeve te Victoria Beckham


EMISIONET