Siguria ushqimore është një nga çështjet më të diskutuara, sidomos në këto ditë të nxehta vere.

Emisioni BOOM ka bërë një investigim në disa markete dhe supermarkete të Tiranës, por edhe në rrethe për të parë se në çfarë temperature mbahen dhe tregtohen ushqimet.

BOOM kalibroi një termometër në Shërbimin e Meteorologjisë dhe monitoroi nëse temperatura që tregohet në frigoriferët e tyre është e njëjtë me temperaturën e ajrit brenda frigoriferit.

Rezultatet tregojnë diferenca të mëdha, duke ngritur kështu alarm mbi sigurinë ushqimore.

Ipermarket Biu

Frigoriferi është graduar në 11.1 gradë celcius

Nga matja e BOOM del 22.9 gradë.

Supermarketi Diamble

Frigoriferi është graduar 1.9

Nga matja del 24.9 gradë

M -market

Frigoriferi është graduar 2.1 gradë

Nga matja del 23.3 gradë

Aldi Market

Frigoriferi është graduar 5 gradë

Nga matja del 22.3 gradë

Spar

Frigoriferi është graduar 3.3 gradë

Nga matja del 25.9 gradë

E njëjta situatë ishte edhe në supermarketet dhe marketet në rrethe të ndryshme të vendit

Supermarketi Kuçovë

Frigoriferi është graduar 6 gradë

Nga matja del 20.7 gradë

Supermarketi Lushnje

Frigoriferi është graduar 4 gradë

Nga matja del 25.5 gradë

Marketi në Durrës plazh

Frigoriferi është graduar -17 gradë, ruan produkte mishi dhe deti të ngrira.

Nga matja del 14.1 gradë celsius

Marketi Kavajë

Frigoriferi është graduar -18 gradë

Nga matja del 7.3 gradë celsius

Në etiketën e çdo produkti jepet një informacion, pjesë e të cilit janë dhe kushtet e ruajtjes ku bëjnë pjesë temperaturat ku duhet të ruhet çdo produkt sipas veçorive të tij. Në këto njësi tregtare BOOM ka blerë edhe disa produkte të cilat, nuk ruhen në kushtet e përcaktuara në etiketimin e tyre.

Produketet e blera nga BOOM

Një sallam i paketuar që ne kemi blerë në një nga këta supermarkete në Tiranë në etiketë thotë se duhet të ruhet në temperaturat +2 deri në +4 gradë celsius .

Kur frigoriferi i supermarketit tregon 11.1 gradë dhe në të vërtetë temperatura nga matja jonë del 22.9 gradë.

Një tjetër sallam e ka temperaturën e ruajtjes 0 deri në +6 gradë. Frigoriferi tregon 1.9 gradë dhe nga matja jonë del 24.9 gradë.

Kos frutash duhet të ruhet në temp 2-6, kur frigoriferi tregon 4 gradë dhe është 24.1 me matjen tonë

Qumësht 1.5 litër, ruhet 2-6 gradë kur temperatura e frigoriferit është disa herë më e lartë.

Kosi ruhet 2- 8 gradë sipas etiketës, kur frigoriferi tregon 3.3 gradë dhe nga matja është 25.9 gradë

Djathë kaçkavall, ruhet në temperatura 2-4 gradë celsius, kur termometri tregon 3.3 dhe nga matja është 25.9 gradë.

Emisioni BOOM do të vazhdojë sërish nesër trajtimin e kësaj çështje, ku institucionet përgjegjëse ia delegojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit.  

/Ora News.tv/