Nga një vëzhgim që emisioni "BOOM" ka zhvilluar në disa nga rrugët dhe kryqëzimet në Tiranë rezulton se një pjesë e mirë e drejtuesve të automjeteve nuk respektojnë kodin rrugor, më konkretisht nenin 41 që përcakton sinjalistikën e ndritshme.

Por më së shumti, drejtuesit e automjeteve këtë nen të kodit rrugor e shkelin me katër rrota.

Neni 144 i kodit rrugor përcakton dhe penalitetet për mosrespektimin e sinjalistikës rrugore.

Por kodi rrugor shkelet edhe nga drejtuesit e motorëve dhe këmbësorët.

Drejtuesit e motorëve dhe ciklimotorëve, në pjesën më të madhe, në mes të kryeqytetit nuk e mbajnë kaskën mbrojtëse.


/Ora News.tv/