Gazetari i kronikës Flamur Vezaj në një lidhje me skype nga SHBA për "360 Gradë" në Ora News, mbrëmjen e 22 tetorit, bëri me dije se është shoqëruar në polici edhe motra dhe mbesa e ish-deputetit socialist, Arben Ndoka. Ai shtoi se në grupin e trafikut të drogës në Shijak janë të përfshirë edhe biznesmenë të fuqishëm në Tiranë.

Vezaj: Është shoqëruar edhe mbesa dhe e motra e zt.Ndoka në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe janë duke u marrë në pyetje. Nuk mund të quhet një grup i strukturuar kriminal. Vëllai i deputetit Arben Ndoka është arrestuar si pjesë e grupit të Shijakut për trafikun e drogës. Tek rasti i trafikut të drogës në Shijak janë përfshirë biznesmenë të fuqishëm, pronarë lokalesh të njohura nate në Tiranë që prej vitesh merren me pastrim të parave. Në këtë dosje është përfshirë edhe Vangjush Dako. Zt.Daku është kapur në përgjime duke kërkuar vota dhe favore ndaj këtij grupi kriminal. Në ditët në vazhdim mund të publikohen edhe fakte.

U nderruan 5 prokurore te mos dale emri i Dakos
Artur Zheji: A kontrollohet prokuroria nga Rama? Pse Rama do të shkojë kaq afër që një nga politikanët për të cilët ka investuar kaq shumë sa Dako në Durrës ta cojë buzë përgjimeve dhe arrestit?

Flamur Vezaj: Deri tani janë ndërruar 5 prokurorë për çështjen që janë arrestuar persona konkretë. Nës raste të tjera nuk janë ndryshuar prokurorë për dosjen konkrete dhe ai prokuror që e ka marrë e ka çuar deri në fund.   

Fakti që këtu janë ndryshuar 5 prokurorë nuk besoj që përsëri zoti Dako të ketë ndonjë përgjegjësi penale sepse nuk e mendoj që ndryshimet që janë bërë të prokurorëve kam përshtypjen kanë arritur në një pikë që të mos dilte zoti Dako. Po të dilte Dako është një gjë shumë e rëndë sepse provohet pretendimi i opozitës

Nuk mendoj se do të nxjerrin Dakon, apo do ta shesin sepse fakti që janë ndryshuar 5 prokurorë, kam përshtypjen se është bërë një marrëveshje, por nuk i shmanget dot faktit që këto përgjime në ditët në vazhdim mund të dalin e publikohen. Përgjimet janë të prokurorisë së krimeve të rënda, dhe informacion nga autoritetet gjermane. Autoritetet gjermanë kanë sjellë letërporosi.


/Ora News.tv/