Këtë të enjte doli para KPK- së edhe gjyqtari i fundit i Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari, i cili është nje nga dy gjyqtarët që votoi edhe kundër ligjit të vettingut. 

Edhe per kete gjyqtar KPK konstatoi probleme me pasurinë si dhe pastertine e figurës, pasi sipas verifikimeve ai shoqërohet me persona me precedente me të cilet edhe ka udhetuar jashtë Shqipërisë. 

Por avokati mbrojtes i gjyqtarit deklaroi se pasuria e tij dhe e personave te lidhur me te është e justifikueshme. 

Përsa i përket personi për të cilin KPK ka kontatuar se eshte me precedente, ai është nipi i tij. Për Dizdarin vendimi do të jepet në 16 korrik, ora 9:30.

/Ora News.tv/