Vettingu, Luan Rama: Të krijojmë policinë e ligjit, ndryshe nga "Policia që duam"

Vettingu, Luan Rama: Të krijojmë policinë e ligjit, ndryshe nga

Një ditë pas votimit të projektligjit në Kuvend, deputeti i LSI Luan Rama ka vlerësuar kalimin në vetting të punonjësve të policisë.

Në një postim në fb, Rama thotë se nisma  është e rëndësishme  për të krijuar policinë e ligjit, ndryshe prej policisë që nën moton “Policia që duam”, disa drejtues të saj e shndërruan atë në polici të krimi e korrupsioni.

Luan Rama: "Vetingu për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, nismë e rëndësishme, për të krijuar policinë e ligjit, ndryshe prej policisë që nën moton “Policia që duam”, disa drejtues të saj e shndërruan atë në polici të krimi e korrupsioni; për të krijuar policinë e shërbimit ndaj qytetarëve, ndryshe prej policisë së drejtorëve në kërkim që e bënë atë polici të plantacioneve të kanabisit; për të krijuar policinë e re të Shqipërisë Europiane, ndryshe prej policisë që e urdhëruan të mbushte kapelet me vota të vjedhura!Të gjithë bashkë për t’a bërë policinë, Polici të Shtetit, përmes një procesi vetingu ligjor, institucional dhe transparent!"

Të enjten, Kuvendi miratoi vendimin për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të ligjit për Vettingun në Policinë e Shtetit.

Votat për këtë çështje me Partine Socialiste i bashkoi edhe opozita, duke e kaluar me 86 vota dhe një abstenim.

Miratimi i këtij ligji pritet të kalojë në filtër mbi 10 mijë efektivë policie.

EMISIONET