Spartak Braho u bashkohet kritikëve për vettingun në polici.Në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku,  deputeti tha se duhet të kishte filluar nga drejtuesit. Reformën në drejtësi e sheh të konkretizuar brenda 9 viteve.

Braho: Vettingu në polici është tepruar, duhet të ishte bërë në pjesën e drejtuesve. Merru me policin, atë e kntrollon si të duash, sa herë të duash. Nuk është se Rama i kupton shumë mirë këto gjëra, unë e Xhafaj po. Kur e kanë gabim ua kam thënë dhe Ramës, dhe Metës. Bëjnë ndonjëherë si Profesora.

Qafoku: Reforma në drejtësi, kur do marrë formën e duhur. Shefqet Muçi ka thënë 9 vjet.

Braho: Ka të drejtë, është proces. I ka bërë llogaritë tamam. Ne ngremë një Republikë të Re po arritëm të ngremë në këmbë sistemin e drejtësisë.

Qafoku: Do e prishë PD kur të vijë në pushtet.

Braho: Nuk e bëjnë dot, janë ligje që duan shumicë të madhe. Duan 9 4 vota nuk i bëjnë dot.

Qafoku: Arrestimi i i peshqve të mëdhenj?

Braho: Sa të etur jeni për arrestime. Efektet e para të reformës kanë të bëjnë me iluminim të shqiptarëve që të mendojmë ndryshe, të respektojmë shtetin e së drejtës.


/Ora News.tv/