Ministri Xhafaj nuk do i nënshtrohet vettingut, ligji kalon në komision me votat e PS
Ligji për vetingun në polici u miratua vetëm më votat e mazhorancës ndërsa Partia Demokratike e ka kundërshtuar në shumë nene të tij duke dhënë dhe amendamente përkatëse. Një ndër kërkesat e opozitës ishte dhe përfshirja e Ministrit të Brendshëm në vetting, por mazhoranca e rrëzoi këtë.
Deputetët e opozitës u larguan nga Komisioni i Sigurisë, ku po votoheshin 60 nenet e projektligjit të vettingut në Policinë e Shtetit. Largimi i opozitës ndodhi pas kërkesës që në veting të përfshihen edhe drejtuesit e ministrisë së Brendshme.
Noka: Nuk ka asnjë arsye pse ekipi drejtues i ministrisë ti trembet vettingut. Pasi të kalojë vetingun ekipi drejtues sigurisht ky veting zbret tek drejtoria e policisë.
Alibeaj: Është autoritet i policisë së shtetit për këtë arsye duhet të përfshihet në procesin e vettingut, jo si autoritet politik. Vendoset këtu dhe i hap rrugën pastaj vettingut të çfarëdo lloj politikani të çfarëdo lloj natyre dhe peshe.
"Ky nuk eshte veting i politikës, por i punonjesve te policise"
Por shumica që nuk ra dakord me këto propozime për shtesa e ndryshime në ligj, miratoi e vetme draftin e vettingut në polici.
Opozita kërkoi po ashtu që organet e vettingut të jenë jo politike dhe jo nën varësinë e Ministrisë së Brendshme apo qeverisë. Sipas deputetit Alibeaj ky ligj është farsë dhe nuk sjell asgje të re.
Alibeaj: Pasagjerët e Audit 003GB nuk mund të bëjnë vettingun e policëve, nuk mund ta bëj Saimir Tahiri, Elona Gjebrea, Nezar Seiti dhe Fatmir Xhafaj.
Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim u shpreh pro vetingut në polici por kërkoi ndryshime me qëllim garantimin e ligjshmërisë së procesit.
Petrit Vasili: "LSI ka përgatitur një seri amendamentesh që kanë të bëjnë me rritjen e integritetit dhe evitimin e kapjes nga qeveria. Ky besoj se është një shans i madh për maxhroancën që i jepet mundësia e reflektimit nëse do vërtet ta çlirojë policinë nga të inkriminuarit. Nëse do të ketë reflektim të maxhorancës ndaj këtyre amendamenteve që kanë të bëjnë me thelbin e besueshmërisë së ligjit në zbatimin e tij ne nuk kemi as një paragjykim. Në të kundërt një proces i tillë fiktiv dhe preferencial nuk mund ta votëbesojmë.
Pavarësisht një numri të madh amendamentesh, mazhoranca refuzoi opozitën duke e miratuar draftin që pritet të kalojë në Kuvend të enjten.