KPK hap dosjen Marku, ONM kritikon mosparaqitjen e Kryeprokurores: S'ka detyrë vertëm drejtimin

KPK zhvilloi seancën dëgjimore në kuadër të vettingut për kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku. Mosparaqitja e saj në seancë ka sjellë reagimin e trupës së KPK-së  por edhe të përfaqësuesit të ONM-së, i cili e cilësoi si mungesë të një lidershipi që ka detyrim jo vetem  të drejtojë por edhe te japë llogari. Në lidhje me tre komponentët, KPK nuk ka konstuar probleme pavarësisht se nje kerkesë e saj për masë 'arrest me bug' dy herë për një person që ishte kapur në gjendje te dehur u komentua si ekstreme.    

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të martën seancën dëgjimore për kreun e përkohshëm të akuzës Arta Marku.

Por ndonësë kishte të pranishëm të gjithë kabinetin e ngushtë duke nisur nga keshilltari për mediat, shefja e kabinetit dhe keshilltari juridik, vetë Arta Marku kishte zgjedhur te mos paraqitej në seancë por të përfaqësohej nga avokatja Lirime Çukaj.

Mosprania e saj u komentua edhe  nga  trupa gjykuese  por edhe përfaqësuesi i ONM-së, Tho Jacobs i cili u shpreh se ndihej i zhgënjyer nga mosprania e saj, duke e komentuar këtë si mungese lidershipi.

Avokatja nuk dha ndonje arsye për mospraninë e zonjës Marku, duke pohuar se kjo kishte qenë një zgjedhje e saj.

Lirime Çukaj: Sipas kësaj prokure të posaçme, unë jam autorizuar që ta përfaqësoj atë edhe në mungesë.

Më tej relatorja e çështjes ka bërë publike rezultatet e kontrollit  për zonjen Marku.

Në lidhje  me pasurinë, KPK ka vlerësuar se ajo e justifikon atë dhe nuk ka fshehje.

Edhe raporti i DSIK specifikon se kryeprokurorja ka përshtatshmëri me ushtrimin e detyrës.

KPK ka vërejtur dy ankesa nga qytetarët ndaj Arta Markut.

Për një prej tyre, Arta Marku, në detyrën e ish-prokurores së Shkodrës ka kërkuar dy herë 'arrest me burg', për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Kjo është komentuar edhe nga përfaqësuesi i ONM, Theo Jacobs, i cili e ka konsideruar të tepruar kërkesën e Markut, duke i dhënë një mesazh Kryeprokurores se duhet të mendohet dy herë kur të kërkojë 'arrest me burg' per një person.

Edhe pse gjatë hetimit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës, KPK nuk konstatoi probleme, relatorja Suela Zhegu u ndal në riorganizimin dhe lëvizjet e komanduara të ndërmarra nga Marku pas zgjedhjes në dhjetor 2017 në krye të organit të akuzës.

Pavarësisht se konstatoi se këto lëvizje ishin të ligjshme, relatorja nënvizoi se Arta Marku kishte dështuar të aplikonte një metodologji për riorganizimin e Prokurorisë.

Vendimi do të shpallet ne 4 korrik, ndërkohë që kjo seancë u ndoq edhe nga një televizion belg.

Pak orë pas seancës, PD reagoi në lidhje me seancën ndaj kryeprokurores në KPK, duke akuzuar organet e vettingut për standarde të dyfishta.

Enkelejd Alibeaj: Sa më shumë t’i shërbesh Edi Ramës, aq më shumë rriten shanset për të kaluar me sukses vettingun. Ky është mesazhi që deri më sot ka dhënë ky proces.

Sipas PD, procesi i vettingut po përdoret për të shantazhuar gjyqtarët e prokurorët.






EMISIONET