Max Verstappen është kthyer në një "mace të zezë" për pilotët kryesorë të Formula 1.

Pas përplasjes me Lewis Hamilon në Çmimin e Dubait, piloti i Red Bull la jashtë podiumit liderin aktual të kampionatit Sebastian Vettel.

Në Çmimin e Madh të Kinës, Verstappen tentoi të parakalonte gjermanin, por manovra e të riut holandez ndaj Vettel bëri që kokëkuqja e drejtuar nga ai të rrotullohej pasi u prek nga Red Bulli dhe të përfundonte në vendin e tetë, një garë që e nisi nga vendi i parë.

Në fund të garës, Vettel u shpreh:

 “Nuk kam çfarë them për Verstappen sepse e patë vetë të gjithë. Garat kështu e kanë. Janë gjëra që ndodhin dhe ishte diçka negative për të dy. Ishte e qartë se Red Bull ishin më të shpejtë. Mënyra se si po afrohej Daniel nga prapa, nuk kishte asnjë pikë për t'i rezistuar shumë dhe njëjtë me Max."-theksoi Vettel.

Pas kësaj gare, Vettel ruan kryesimin e Botërorit të Formula 1 me 54 pikë, 9 më shumë sesa Leëis Hamilton, i cili e përfundoi garën në vendin e katërt.

Ndërkohë Çmimi i Madh i Kinës u fitua nga Riccardo që la pas Bottas e Raikkonen.

/Ora News.tv/