Gazetari i njohur nga Kosova, Veton Surroi thotë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duhet të deklarohet qartë për ndryshimin e qëndrimeve të politikës së jashtme të Shqipërisë dhe për ndarjen e Kosovës në vija etnike, propozim sipas tij i presidentit serb, Vuçiç.

Reagimi i plotë i Surroit: Debati rreth Ministrit të jashtëm të Shqipërisë po merr kahen e tifozërisë, e në tifozëri nuk ka debat. Ka ngritje zëri dhe “dëgjomë mua se nuk ta del mire” apo folklorizëm pro e kundër prejardhjes krahinore a moshës.

Nëse hiqet mënjanë gjuha e stadiumit të futbollit, mbeten pyetje themelore: a duhet të vendoset një ministër I ri sepse duhet të ndryshojë politika e jashtme në mënyrë që të përputhet më afër me vizionin e kryeministrit?

Nëse ky është rasti , atëherë kryeministri duhet të japë në konsultime të gjera me grupacionin e tij politik dhe me Presidentin shpjegimin se çka duhet të ndryshojë në politikën e jashtme të Shqipërisë. Këtu kryeministri mund të ndihmojë në sqarimin se a duhet të përkrahë Shqipëria apo jo ndarjen e Kosovës në vija etnike të propozuar nga presidenti Vuçiq dhe të pranuar nga presidenti Thaçi?

Kjo është një pyetje që nuk I përket as vetëm kryeministrit e as vetëm grupacionit të tij politik, por ka nevojë për një koncensus më të gjerë , përfshirë edhe mendimin e opozitës, zërin e së cilës e ka obligim kushtetues ta dëgjojë Presidenti I vendit.

 

/Ora News.tv/