Kryeministri Edi Rama e quan “palaçollëk” nismën e opozitës për vetingun e politikës e megjithatë thotë se do i japim “një shans”

Rama: Tek vettingu, këtë çmenduri ne do ta çojmë në Venecia. Që të jemi shumë transparentë me të gjithë njerëzit që jo s’kemi frikë Nëse Venecia thotë se kjo është një gjenialitet, që parlamenti d.m.th. ne, do të caktojmë njerëzit që do të na gjykojnë ne…Pse ore shqiptarët budallenj janë? Si ore do të bëjë Lulzim Basha vettingun e Lulzim Bashës?…Vettingun në politikë e bën SPAK-u dhe institucionet e tjera.”

I ftuar në emisionin "Opinion" nga Blendi Fevziu, kryeministri Rama thotë se opozita po përpiqet të shmangë betejën politike të cilën e ka të humbur, me propozimin për vettingun në politikë.

Rama: Kjo është një përpjekje për të shmangur në një hulli tjetër betejën politike, që ata janë të humbur. Ata nuk fitojnë dot zgjedhje, e tha Saliu vetë në mënyrë të përsëritur. E tha apo jo? Ne nuk fitojmë dot me vota me Edi Ramën.”

Robert Rakipllari: Sepse Rama i vjedh votat…

Edi Rama: Ky është një tjetër turp i juaji, sepse ju duhet të bëni sondazhe, ju flisni vetëm me njëri-tjetrin, nuk bëni informim. Bëni sondazhe. Nëse votat blihen edhe vidhen, sondazhet nuk blihen edhe vidhen. Bëni sondazhe dhe shikoni… Unë po ju them sot, nëse votohet sot ne marrim më shumë deputetë se kemi dhe ata marrin më pak, sot.  

Vetingun e politikane e bën BKH dhe Spak. Politikanet nuk mund te hiqen se dalin me nje fotografi

/Ora News.tv/