Vetëvendosje nis protestat kundër korrigjimit të kufijve

Vetëvendosje nis protestat kundër korrigjimit të kufijve

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka konfirmuar ditën kur do të mbahet protesta e thirrur nga partia e tij për të kundërshtuar idenë e presidentit, Hashim Thaçi, rreth korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Albin Kurti: "Lëvizja Vetëvendosje më 29 shtator të këtij viti, thërret në protestë paqësore e qytetare në Prishtinë, në ora 14.00.  Pra, Prishtina është vendi, 29 shtatori është data, e shtunë është dita dhe 'protestë' është ngjarja. Pazaret e Thaçit me Vuçiçin nuk do t'i paguajmë ne, sepse një popull s'i nënshtrohet një njeriu. Fillimisht, presidenti i Kosovës ka folur për kompromis të dhimbshëm. 

Bashkangjitja e Kosovës lindore me Kosovën nuk është kompromis i dhimbshëm. Mirëpo, meqenëse se ulësja në OKB për Kosovën nuk funksionoi si karrem i presidentit të vetmuar në aventurën e tij personale, që t'i fusë edhe të tjerët në të njëjtin proces, tani ka kaluar në karremin  tjetër që është bashkangjitja e Preshevës me Dvegjës dhe Bujanovskin. 

Me datën 7 dhjetor të vitit 2011, ne kemi miratuar në kuvendin e Republikës, parimin e reciprocitetit me Serbinë. Është pikërisht ky president, që atëbotë ishte kryeministër, i cili e kundërshtoi, duke miratuar një kundër rezolutë."

EMISIONET