Një punëtor rrezikon vdekjen teksa rinovon një banesë në kushte ekstreme. Ballkoni ndodhet në katin e 12-të të një pallati të ri dhe pa asnjë masë mbrojtëse, ai ngjitet në pjesën e jashtme të ballkonit duke rinovuar disa pjesë të tij.

Përpjekja e çuditshme u filmua nga një fqinj në qytetin siberian të Tyumenit, pasi ata panë një burrë në ballkonin e një pallati në katin e 12-të të një ndërtese banimi pa ndonjë mbrehje të sigurisë.

Në videon e shkurtër, punëtori  mund të shihet duke qëndruar në mënyrë të pasigurt në prag të tullave duke mbajtur atë që duket si një trapan elektrik.

/Ora News.tv/