Vetëm Messi dhe Ronaldo janë më të mirë se Salah, thotë legjenda e Liverpool

Vetëm Messi dhe Ronaldo janë më të mirë se Salah,

Legjenda e Liverpoolit, Ian Rush, ka theksuar se ylli i Liverpool, Mohamed Salah është lojtari i tretë më i mirë në botë, vetëm pas Messi-t dhe Ronaldos.

Ish-sulmuesi i Reds ka vënë re se rekordi i tij për më shumë gola në një sezon në kampionat, po rrezikohet nga superstari egjiptian Salah.

Pasi u rrëmbye nga Roma në verën të vitit 2017 për 36.9 milionë paund apo rreth 42 milionë euro, Salah ka shpërblyer besimin e "Reds" duke shënuar kështu 36 herë në të gjitha kopmeticonet me shumë ndeshje të ngelura deri në perfundim.

Ai ka nevojë vetëm për 11 të tjerë që të barazoj rekordin e Rushit të sezonit 1983-84, ku legjenda e sheh egjiptianin në nivelet më të mëdha të futbollit botëror.

 “Mund ta krahasojmë me  Fernando Torres dhe Luis Suarez. Ai është në nivelet e sulmuesve më të mirë që Liverpool ka pasur në përiudhën e Premier League”, ka thënë Rush për Sky Sports.

“Ai ka qenë absolutisht mahnitës, por gjëja kryesore është se Salah është me këmbë në tokë”.

 “Ndeshja kundër Ëatfordit ishte performanca më e irë e tij, ishte i paprekshëm.  Jo vetëm për shkak të katër golave të tij, por edhe sepse ai nuk ishte egoist dhe po përpiqej të bënte asistime për shokët e tij të skuadrës”.

“Vetëm dy lojtaë janë më të mirë se ai  dhe ata janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo”, përfundoi legjenda e Liverpoolit.

EMISIONET