Vështirësitë e zbatimit të marrëveshjes Athinë-Shkup për emrin e Maqedonisë

Vështirësitë e zbatimit të marrëveshjes

Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë duhet zbardhur plotësisht që të dihet fundi saj.

Analistët vlerësojnë se mënyra se si Qeveria Zaev ka vepruar deri më tani, vështirë mund të garantojë zbatimin e kësaj marrëveshje nëse shmang bashkëpunimin me opozitën dhe presidentin.

Aleksandar Bozhinovski thekson se Zaev nuk duhej të linte hapësirë për surpriza si ajo me “erga-omnes” për të cilën kryeministri dhe ministri i Jashtëm kishin deklaruar se nuk do ta pranojnë.

"Fillimisht afatet janë shumë të shkurta, ndërsa të mos harrojmë se aty janë përfshirë ndryshimet Kushtetuese, organizimi i referendumit dhe aksionet tjera nëse mund t’i quajmë të cilat duhet ndërmerren edhe nga Maqedonia edhe nga Greqia. Maqedonia pranoi “erga-omnes” sipas interpretimit të Greqisë dhe besoj se këtu është problemi kryesor" – deklaroi analisti Aleksandar Bozhinovski.

Petar Arsovski vlerëson dyja palët në bisedime kanë bërë hapa të rëndësishëm prej ku nuk ka kthim mbrapa.

"Bëhet fjalë për një transformim shoqëror. Tani jemi në përshtypjet e para që i kanë Zaev, Cipras, Mickoski, Micotakis, Pavlopulos etj. Si do të shkoj zbatimi do të jetë edhe më e ngjeshur situata, por pas gjithë kësaj mendoj se kemi kaluar një prag nga i cili nuk ka kthim mbrapa" – u shpreh analisti Petar Arsovski.

Bozhinovski dhe Arsovski vlerësojnë se Qeveria duhet të publikojë marrëveshjen e plotë me qëllim që të ulen tensionet dhe indinjata tek qytetarët.

EMISIONET