Vështirësi për regjistrime në shkolla

Vështirësi për regjistrime në shkolla

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e afatit të regjistrimit në shkolla, një pjesë e prindërve hasen me probleme të shumta.

Në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet, procesi i regjistrimit ka mbetur pezull për disa fëmijë.

Prindërit, banorë të kësaj lagje, tregojnë se prej 2 shtatorit po hasen me refuzimin e drejtuesve të këtij institucioni.

"Nuk më pranojnë për regjistrimin e fëmijëve. Unë jam drejtuar tek bashkia në Kombinat dhe më ka thënë që atje do ti çosh. Erdha sot këtu dhe më thanë që ka mbaruar afati i regjistrimeve"

Shkollat “Ardian Klosi”, “Besim Muça” “Hasan Tahsim” dhe ajo “E Kuqe”, janë të përfshira në projektin e ofrimit të shërbimit pas shkolle. 

Në lidhje me numrin e të interesuarve për këtë shërbim, përfaqësues të këtyre institucioneve  shprehen se ka një trend rritës.

"Këtë vit është ndjerë fluksi i regjistrimeve për shkak edhe të projektit "bejmë detyrat e shtëpisë"

Të kënaqur shprehen dhe prindërit,  fëmijët e të cilëve mësojnë në këto shkolla. 

"Është shkollë e mirë dhe e kemi afër"

Ndërkohë paralelisht  me regjistrimin apo shpërnguljen e nxënësve, vijon normalisht edhe procesi i shpërndarjes së librave.

EMISIONET